Falimentimi i “Alitalias”/ Stjuardesat zhvishen në mes të sheshit

0

Falimentimi i kompanisë ajrore ndër më të njohurat botërisht “Alitalia” ka bërë që disa nga punonjëset e saj të protestojnë.

Ato kanë zhvilluar një protestë ndryshe duke dalë në rrugë, pranë njëra tjetrës dhe duke hedhur uniformën në tokë. Kjo pasi ato refuzojnë shitjen e kompanisë Alitalia tek kompania tjetër “Ita Airways”. Heqja e uniformave ishte simbol i refuzimit të situatës në të cilën ndodheshin, teksa bërtisnin në kor: “Ne jemi Alitalia”.

“Ne erdhëm të shprehim dhimbjen tonë para së gjithash, solidariteti shkon për të gjithë kolegët tanë që janë detyruar të nënshkruajnë një kontratë me një kompani poshtuere dhe dëshpëruese,” thanë ato.

Protesta zgjati rreth gjysmë ore dhe rrobat e punës së tyre u lanë aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here