Familja në Zelandën e Re bleu valixhe në ankand, shokohen kur brenda tyre gjejnë gjymtyrë njeriu të copëtuara

0

ZELANDA E RE– Policia ka filluar hetimet pasi disa gjymtyrë njerëzish u gjetën në disa valixhe të blera në një ankand në një depo në Zelandën e Re.

Gjymtyrët e njerëzve janë gjetur në objektet që gjendeshin në një depo përkatësisht brenda një kontejneri mallrash që e bleu një familje e hetimet e deritanishme tregojnë se policia po analizon këto gjymtyrë njerëzish.

Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë gjymtyrët e njerëzve. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente duke theksuar se po bëhet obduksioni.

“E dimë se ka interesim të madh të opinionit për atë se çfarë ka ndodhur, por duke marrë parasysh natyrën e këtij zbulimi akoma duhet kryer hetime. Prioritet për policinë mbetet identifikimi i të vdekurve me qëllim që të mund të konstatojmë për rrethana”, tha Faamanuia Vaaelua.

Një fqinj i tha Neëshub: “Më vjen keq për familjen sepse ata nuk kanë asnjë lidhje me të. Është pak e padrejtë, vëlla. Është e tmerrshme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu