Familjet gërmojnë me duart në rrënojat e Gazës, një fëmijë nxirret i gjallë (VIDEO)

0

Teksa lufta mes Palestinës dhe Izraelit vazhdon, nga Gaza vinë çdo ditë e më shumë pamje të tmerrshme.

Kështu është edhe një video e Al Jazeera-s, që tregon të mbijetuarit e bombardimeve duke kërkuar të afërmit në rrënojat në Gaza po bën xhiron e internetit. Videoja tronditëse e mediave arabe është realizuar në Yarmouk të Gazës. Njerëzit me çfarëdo mjeti që kanë edhe me duart e tyre po gërmojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, shkruajnë mediat e huaja.

Në të njëjtën kohë, ata përdorin edhe elektrik dore pas errësirës për të gjetur jetën e njerëzve nën rrënoja. Madje, siç shihet edhe në video, ata arrijnë të nxjerrin të gjallë një djalë të vogël të cilin ia dorëzojnë shpëtimtarëve që të dërgohet në spital.

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 7650 dhe 19450 janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës tre javë më parë, sipas të përditshmes. Raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. Në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve arriti në 111, ndërsa 1,950 u plagosën, shtoi deklarata, duke theksuar se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbënin 70% të totalit të vdekjeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu