Gjergj Luca pyet Ilir Kullën se ku ka ‘humb’ Ilir Meta!

0

Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca, është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai shquhet për monologjet për tema të ndryshme dhe tërheq vëmendjen e e ndjekësve me batutat e tij.

Së fundmi ai i drejtohet me ironi ekspertit të njohur, këshilltarit të disa presidentëve dhe kryeministrave shqiptarë Ilir Kullës, se ku ka ‘humbur’ ish-presidenti Ilir Meta.

Ja postimi i Lucës:

Përshëndetje nga Maliqi i Ilir Kullës!
O Ilir, pashë zotin, se ty të kemi pasur këshilltar ndërkombëtar te të gjithë presidentëve të këtij vendi ngaqe je shumë ekspert dhe shumë i zoti për çështjet ndërkombëtare. Të lutem or vlla, se duke lexuar shtypin unë sot u shqetësova dhe thashë ti bëj një pyetje mikut tim. Ore zotëri! Mirë ky i fundit se s’kemi probleme se është më i ëmbël se sheqeri, po ky tjetri mor vlla që donte me na bo revolucione. Ky tjetri ku është? Ku është se mos ka ik me ndonjë vend e bën ndonjë revolucion. Atë që se bëri këtu e bën vend tjetër.

O Ilir, o të morsha të ligat se të kemi alamet djali e të kemi përgatit. Na e ndaj këtë punë ku është Ilir Meta sepse mos na fusi me ndonjë sherr të madh e nuk e përballojmë dot se kemi hapur shumë fronte tani. Aman Ilir na e kryej këtë punë e na jep një përgjigje që të më qetësosh mua, vëllain tënd , por edhe gjithë opinionin publik. Vetëm ti e zgjidh këtë punë. Respekte!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu