Fansat e konsiderojnë ‘të sikletshëm’ dhe kritikojnë klipin në nder të David Bowie

0

Zendaya, Willow Smith dhe Kiernan Shipka performuan hitin “Changes” të David Bowie në nder të ditës që do të shënonte 75-vjetorin e tij, por fansat e kanë konsideruar si “të sikletshëm”.

Në një klip të shpërndarë nga llogaria e revistës W në Instagram të shtunën, vajzat shihen duke lexuar pjesë të hitin të vitit 1972, por njerëzit duket se e kanë konsideruar si mungesë respekti për ikonën e muzikës.

“Pse po i lexoni vargjet ikonike?” shkruan shumë njerëz të habitur nga fakti që ato nuk i dinë përmendësh si çdo fans i Bowie-t. “E urrej mënyrën se si po i lexojnë,” shkroi një tjetër. Disa komentues e përshkruan klipin si “të dhimbshëm për t’u parë”, “të çmendur” dhe “të sikletshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu