“Ndjej keqardhje”/ Kryemadhi e zhgënjyer nga bashkëshorti pasi e la jashtë Kryesisë së PL: Prioritet janë fëmijët, kam vendosur…

0

Para nisjes së Konventës, Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat, teksa është shprehur e zhgënjyer që bashkëshorti i saj, njëherësh edhe kreu i Partisë së Lirisë e la jashtë Kryesisë së PL.

Ndër të tjera Kryemadhi ka treguar se familja është më e rëndësishme se politika dhe tashmë ka vendosur t’ju përkushtohet fëmijëve.

“Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika. Në politikë jam investuar që në forumin socialist shqiptar për të rinjtë, jam një nga akademitë më të vjetra për të rinjtë, por mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era.

Në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Pas 30 viteve Monika ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera”, tha Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu