Farmacistët e Lezhës refuzojnë të marrin vaksinën kineze

0
A nurse holds a phial of the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine at Guy's Hospital in London, Tuesday, Dec. 8, 2020. U.K. health authorities rolled out the first doses of a widely tested and independently reviewed COVID-19 vaccine Tuesday, starting a global immunization program that is expected to gain momentum as more serums win approval. (AP Photo/Frank Augstein, Pool)

Vetëm 7 farmacistë kanë marrë vaksinën anti-Covid në Lezhë, 6 prej të cilëve për shkak të moshës.

Farmacistët kanë hezituar të kryejnë vaksinën.

Mësohet se 6 nga farmacistët plotësonin fashën moshore mbi 70 vjeç. Ata e kanë bërë Pfizer më herët në Shkodër.

Ndërsa nga dita e djeshme deri mesditën e së enjtes në qendrën e vaksinimit në Lezhë ka marrë dozën e Sinovac vetëm kjo farmaciste.
Argentina Ndreu ka dyshime për efektivitetin e vaksinës kineze dhe thotë se u detyrua ta bënte për shkak se vuan nga sëmundje kronike.

 

“Një pjesë kanë bërë Pfizer në Shkodër. Edhe unë kërkova të bëj të njëjtën vaksinë, por e kanë ndërprerë dhe kanë dërguar kinezen.

Vaksinën kineze e bëra sepse kam probleme shëndetësore. Por qytetarët hezitojnë ta bëjnë kineze sepse nuk është e certifikuar nga EMA”, tha ajo.

Kjo infermiere është e indinjuar pasi e quan të vonuar vaksinimin e kësaj kategorie.

“Farmacistët dhe dentistët i lanë pas dorë. Vaksinën fillimisht e bënë të moshuarit, s’mund të bëjë 90 vjeçari para farmacistëve që janë gjithë kohës në kontakt. Ministria e Shëndetësisë duhet bënte këtë favor, siç bëri vaksinimin tek mjekët e infermierët, duhet të vaksinonte edhe farmacistët e stomatologët  me vaksinën Pfizer”, shtoi më tej Ndreu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu