Fatbardh Kadilli dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PD

0

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli është shfaqur pak çaste më parë në selinë e partisë Demokratike ku ka bërë dorëzimin zyrtar të kandidaturës së tij për kryetar partie.

Kadilli dha një deklaratë për mediat, ku tha se pavarësisht asimetrive ekzistuese në këtë proces, ai ndihej më superior nga ana morale sesa lideri aktual i PD, Lulzim Basha.

Ai shtoi se karakterizohet nga vlera morale si integriteti dhe mbajtja e fjalës së dhënë dhe shtoi se kurrë nuk e kishte tradhëtuar partinë Demokratike.

“Është një moment shumë i rëndësishëm në PD që ka shumë emocion, një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike përsa i përket kandidatëve. Kryetari në zyrë, nuk del as nga zyra.

Ka një asimetri tjetër, asimetria morale, prandaj ndihem shumë herë më superior ndaj kryetarit në zyrë. Vij në këtë garë sepse kam gjëra të reja për të sjellë, vij me integritetin tim moral, eksperiencën politike, e mbaj fjalën time, kam kontribuyar dhe vepruar me pastërti. Nuk e kam tradhëtuar kurrë partinë Demorkatike dhe nuk do të tradhëtoj asnjë prej anëtarëve”– u shpreh Kadilli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu