Merr fund masakra, Izraeli dhe Palestina vendosin armëpushimin

0

Pas 11 ditësh luftë dhe konflikti të ashpër mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit në Rripin e Gazas është arritur marrëveshja për armëpushim. Kabineti i sigurisë së Izraelit tha se është votuar njëzëri në favor të një armëpushimi “të ndërsjellë dhe të pakushtëuzar” të propozuar nga Egjipti, por për orën e zbatimit të armëpushimit nuk është rënë ende dakord.

“Kabineti i Sigurisë u mblodh sonte. Kabineti i Sigurimit Politik unanimisht pranoi rekomandimin e të gjithë zyrtarëve të sigurimit, shefit të shtabit, shefit të Shin Bet [agjencisë së brendshme të sigurisë], shefit të Mossad [inteligjencës së huaj] dhe shefit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për një armëpushim dypalësh të pakushtëzuar, i cili do të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme. Shefi i shtabit, skuadra ushtarake dhe shefi i GSS shqyrtuan para ministrave arritjet e mëdha të Izraelit në fushatë, disa prej të cilave ishin të pashembullta. Niveli politik thekson se realiteti në terren do të përcaktojë vazhdimin e fushatës.”, thuhet në deklaratën zyrtare të Izraelit.

Më herët zyrtarë të Hamasit kanë thënë se armëpushimi do të nisë ditën e premte në orën 02:00 me kohën lokale, por ky lajm [pritet të konfirmohet.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar, që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke sjellë sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetit të kontrolluar nga Hamasi. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, sipas shërbimit mjekësor.

Gjatë këtyre ditëve në rrjet kanë qarkulluar foto e video zemërthyese, të fëmijëve të plagosur e të tronditur nga këto luftime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu