Fermerët dhe tregtarët në Belsh i rikthehen protestave për tregun, mbështeten nga Salianji!

0

Tregtarët dhe banorët në Belsh iu rikthyen këtë të shtunë protestave kundër zhvendosjes së tregut në Marinëz 5 km larg qytetit.Protestuesit në shenjë revolte bllokuan rrugën, ndërsa në mbështetje të tyre ishte edhe Drejtuesi Politik i PD Qarku Elbasan Ervin Salianji. Ata thanë se prej disa muajsh nuk kanë asnjë burim mbijetese ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestës.
Ndërkohë përkrah banorëve Salianji tha se përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t’i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri!

Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës-përfundoi Salianji.

Infoweb Media

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu