Pas aplikimit për përfitimin falas të tollonave të naftës, fermerët në Qarkun e Elbasanit ka nisur shpërndarjen e tollonave të naftës. Sipas Drejtorit (AZHBR) Zyres Rajonale Korcë që mbulon dhe Qarkun e Elbasanit Vullnet Gjolla, kanë aplikuar në shkallë qarku 5600 fermerë dhe 1000 prej tyre kanë përfituar deri tani, nga shpërndarja e 400 tollona nafte dhe deri në fund të muajit maj do vazhdojë edhe për fermerët e tjerë.
Krahas fermerëve gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar dhe biznese që operojnë në fushën e bujqësisë, duke përfituar nga kjo skemë.
Me pjesën e fermerëve që aplikuan dhe nuk përfituan Drejtoria rajonale do të nisë përsëri procedurat e aplikimit, dhe bizneset do të renditen ndër të parët fitues.