Fermerët në Elbasan dhe Cërrik pasiguri për çmimet në tregje

0
Screenshot

 

Shumë fermerë në zonën fushore Bujqës -Jagodinë në Elbasan, janë të vetëpunësuar në serat e tyre.Ata janë duke mbyllur sezonin e lakrës së Brukselit e cila preferohet nga tregu i huaj.Familja e Osman Sulës, ashtu si shumë familje të tjera në këtë zonë problem kanë çmimin, pasi sipas tyre nuk nxjerrin dot as shpenzimet.

Tjetër shqetësim për fermerët e Elbasanit është mungesa e fuqisë punëtore dhe mbështetja minimale nga shteti.Osmani thotë se puna në bujqësi refuzohet,ndërsa ndihma nga shteti është e pamjaftueshme.

Ndërkohë fermerët e Cërrikut sapo kanë nxjerrë në treg prodhimin e kungullit.Aktualisht shprehen të kënaqur me cmimin që po e shesin,por i druhen faktit se do të ulet në vijim,referuar edhe viteve të shkuara.
Bujqësia është sektor prioritar në Jagodinë dhe Cërrik. Pavarësisht se shumë familje i janë dedikuar shtimit të sipërfaqeve me sera,kërkohen politika mbështetese që sektori i bujqësisë të përjetojë zhvillimin e duhur./Infoweb Media