Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takime në Elbasan. Në axhendë ishte edhe takimi me fermerë. Një prej tyre ka përcjellë një mesazh shumë domethënës pë situatën në bujqësi.
Fermeri: Jeta nuk është fushatë, është çfarë do lëmë pas për fëmijët tanë. Nuk themi ne se plehu organik do ushqejë bimën në serë. Ka ardhur koha të merremi me tokën, si mund të bëhet kjo, që mbetjet tona të grumbullohen bashkë me Bashkinë. Këtë gjë duhet ta vlerësojmë. Duhet shumë ple, plehu i kafshëve përpunohet dhe bëhet. Duhet që të zgjedhim dhe të mbjellim atë që kërkon tregu, Elbasani ka një avantazh, që produketet tuaja janë shumë cilësore. Kungulli, ju ka dhënë shumë të ardhura. Sot që jemi në fund të tetorit, domatja e speci janë mirë. Më me dashuri se e bëni ju nuk ka, unë vij dhe mësoj nga ju. Kemi nevojë të ulemi e të mësojmë. Kemi nevojë të mbjellim hurmën spanjolle, na mungon frigoriferi.
Ju kam thënë vajzat janë shumë të bukura, por i cojmë në parukeri që t’i martojmë, janë të bukura por duhet ai moment, është marketing.
E di cfarë jemi ne një pikë në oqean. Duhet të ulemi, këto dialoge nuk janë për shoë, duhet të korrigjohemi që t’i lënë fëmijëve tanë gjëra të mira.
Rama: Me Dhimon e mbyllim, se unë nuk flas dot më.