Ditën e djeshme një zjarr ka përfshirë malin e Zavalinës në Elbasan, flakët e të cilit janë ende aktive dhe po përhapen me shpejtësi.
30 efektivë të ushtrisë dhe 3 mjete me 40 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në mal.
Terreni malor i vendit ka bërë të vështirë ndërhyrjen për të fikur zjarrin.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit L. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr nga përhapja e të cilit është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.