Festa e Afërditës 2025 “ndez” Belshin!Zgjidhet bukuroshja e qytezës

0
Screenshot

 

Fundjava e parë e qershorit në qytetin e Belshit u mbush me ngjyra, art dhe emocione me rastin e “Festës së Afërditës 2025”,  një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të zonës së Dumresë.

Festimet nisën paraditen e së enjtes në amfiteatrin buzë liqenit të Seferanit, ku nxënës nga të gjitha shkollat e zonës u bënë pjesë e një spektakli shumëngjyrësh artistik. Të rinjtë performuan këngë moderne dhe tradicionale, kërcime dhe valle popullore, poezi e skeçe humoristike,

Në mbrëmje, festa u zhvendos në pedonalen e qytetit të Belshit, ku u zhvillua eventi më i shumëpritur: konkursi i bukurisë “Miss Afërdita 2025”, tashmë i kthyer në një traditë të dashur për qytetin. Fituesja e këtij viti u shpall Enkela Kullolli, nxënëse në vitin e parë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh.

Festa e Afërditës mbahet për të disatin vit në qytezën e 84 liqeneve.
Mbylle me muzike ne darke