Festivali i Teatrit për Fëmijë, trupa e Elbasanit rrëmben 3 çmime

0
Screenshot

 

Një tjetër sukses për fëmijët e talentuar të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Elbasan!
Shfaqja “Vepra e Van Gogh” rrëmbeu 3 çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë i cili u mbajt në Berat: U vlerësuan me çmimin e dytë për shfaqjen më të mirë,Regjia më e mirë – Elona Mamo
dhe Realizimi më i mirë artistik – “3 madamat franceze”.
Me energji, pasion dhe interpretim mbresëlënës, ata sollën përpara publikut një shfaqje të kuruar në detaje, duke fituar duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve dhe te qeshura pafund.

Performanca e tyre u veçua për origjinalitetin artistik, përkushtimin dhe aftësinë për të përcjellë emocione të forta, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik që ka arritur Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhur të stafit artistik dhe i përkushtimit të vetë fëmijëve, të cilët përfaqësuan denjësisht qytetin e tyre.

Çmimin e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për fëmijë “1 mbi një Dritaret” e ka fituar trupa teatrale e qytetit të Shkodrës, e cila u paraqit me shfaqjen “Matilda”,çmimin e dytë e fitoi trupa teatrale e qytetit të Elbasanit dhe çmimin e tretë e fitoi trupa teatrale e fëmijëve të qytetit të Beratit me shfaqjen “8 persona + 2”.