U festuan mbrëmë pashkët ortodokse në të gjithë kishat e qarkut të Elbasanit.
Besimtarët kishin mbushur kishat dhe pritën ringjalljen e Krishtit. Më pas ata uruan dhe përqafuan njëri-tjetrin për një vit më të mbarë dhe të begatë.
Në kishat ortodokse të qytetit të Elbasanit priftërinjtë organizuan mesha dhe përcollën mesazhe paqeje e lumturie.
Ceremonia kryesore u udhëhoq nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësia e tij Andoni.
Para mikrofonit besimtarët uruan pashkët dhe një vit ringjallje në çdo aspekt. Kishte prej tyre që uruan dhe përfundimin sa më parë të luftës në Ukrainë. Infowebtv