Fevziu tregon kushtin për të votuar Edi Ramën

0

Taksimi i lartë me të cilën përballen të punësuarit me paga të larta në Shqipëri, ka bërë që Blendi Fevziu të mendojë seriozisht që t’ia japë votën Edi Ramës, por me një kusht.

Ai është shprehur mbrëmjen e djeshme në emisionin që drejton, se në rast se Rama vendos për uljen e taksave 15% për fitimin, ai do ta votonte atë menjëherë, në rastin më të parë që do të bëheshin zgjedhjet.

Kjo deklaratë e Feziut lindi gjatë një bisede të tij me gazetaren Aranita Brahaj, të cilën e pyeti nëse Rama paguante taksa për pikturat që shiste.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Paguan taksa në rregull Rama për veprat e arit që shet?

Arianita Brahaj: Pikturat e Ramës taksohen 15%.

I ftuari në studio: Për atë do të votosh ti?

Fevziu: Unë? Po e uli taksën prej 15% që sot…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu