E dhimbshme/ Bie zjarr në spitalin Covid, humbin jetën 4 pacientë, transferohen me urgjecë dhjetra të tjerë

0

 

Zyrtarët rumunë thonë se të paktën katër persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një spital të Bukureshtit ku po trajtoheshin pacientë me COVID-19.

Raed Arafat, sekretari shtetëror i Ministrisë së Brendshme, tha më 29 janar se tre pacientë u gjetën të vdekur në spitalin Matei Bals dhe një i katërt vdiq pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë nga ana e mjekëve.

Gjashtëdhjetë njerëz u transferuan në ndërtesa të tjera të Institutit Matei Bals dhe 44 të tjerë në spitale të tjera në kryeqytet, sipas Ministrit të Brendshëm Lucian Bode. Zjarri, i cili u vu nën kontroll nga ana e zjarrfikësve, shpërtheu në katin e parë të spitalit rreth orës 5 të mëngjesit.

Sipas zjarrfikësve, ka qenë rreth 200 njerëz në ndërtesë në kohën kur godina u përfshi nga flakët, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Kjo ngjarje është e dyta e këtij lloji në Rumani, pasi dhe më herët 10 persona humbën jetën në një spital Covid në muajin Nëntor.

Ministria e Shëndetësisë dyshon se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Rumania, një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian, po përpiqet të menaxhojë pandeminë e koronavirusit me një sistem të kujdesit shëndetësor të rrënuar dhe pa staf të kualifikuar.

Vendi me 19 milionë banorë ka raportuar më shumë se 721,000 infeksione koronavirus dhe mbi 18,100 vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu