Fico tregon nëse mund të votojnë personat e infektuar me Covid-19

0

Të infektuarit me Covid-19 nuk do të munden të votojnë ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u pyet nëse do të lejohet të dalin personat e tjerë që banojnë në të njëjtin ambient dhe përkujdesen për personat e infektuar.

“ISHP ka përpiluar një protokoll që tashmë është miratuar edhe nga MSH. Ky protokoll do të jetë përpara datës së zgjedhjeve për çdo entitet. Për sa i përket personave që rezultojnë pozitivë, edhe sikur të mos kishte zgjedhje, këta persona nuk do të duhej, dhe nuk lejohen të dalin. Nuk ka asgjë të ndryshme ditën e zgjedhjeve për sa i përket kësaj. Kush është pozitiv dhe është i karantinuar, pa diskutim pas 14 muajsh qytetarët janë më të qartë në lidhje me lëvizshmërinë e personave”, u shpreh Fico.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu