Një 35-vjeçar është mbytur mbrëmjen e sotme në plazhin e Fierit.
Mësohet se rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë, 35-vjeçari Besmir Hoxha.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.
“Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.”, njofton policia.