Fieri nuk gjen qetësi, pylli i Kreshpanit përfshihet nga flakët

0

Një tjetër vatër zjarri ka rënë në Qarkun e Fierit, këtë herë flakët kanë përfshirë disa zona në pyllin e Kreshpanit në Cakran.

Flakët kanë përfshirë bimësi pishe, por rreziku më i madh i kanoset kodrave me ullinj, që ndodhen shumë pranë vendit ku ka rënë zjarri.

Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë me të gjitha mjetet për të vënë nën kontroll dhe shuar flakët, por situata duket tepër e vështirë për shkak të terrenit në zonë.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa raportohet se flakët po favorizohen edhe si pasojë e temperaturave të larta dhe erës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu