Pasi fitoi lirinë e Dubait, Florenc Çapja i nis e-mail Gjykatës së Posaçme

0

Florenc Çapja, i akuzuar nga autoritetet në Shqipëri  si organizator i vrasjes së babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, i është drejtuar me një e-mail, Gjykatës së Posaçme. Ai kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga ajo e xhaxhait të tij, Ardian Çapja dhe anëtarëve të tjerë të grupit të marrë të pandehur.

Në seancën paraprake, 40-vjeçari Florenc Çapja, në e-mail, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij.

Pas marrjes së kësaj kërkese gjykata vendosi të shtyjë seancën. Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Florenc Çapja apo jo.

Ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapes, i akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai, ku edhe rezulton që të jetë i punësuar atje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu