Fill pas martesës së tij, ish-bashkëshortja e Boris Johnson: Të jetoje me të ishte e pamundur

0

Ish-gruaja e kryeministrit britanik Boris Johnson, Marina Wheeler ka përshkruar ditët e fundit të martesës së dikurshme me të si “të pamundura”, teksa zbulon për herë të parë se ishte ajo që i dha fund bashkimit.

Avokatja e autorja 56-vjeçare thotë se prishja e martesës së tyre ndodhi teksa ajo luftonte kundër kancerit të shtyllës kurrizore.

Zonja Wheeler tha se “plani hyjnor kishte shkuar keq” duke përshkruar për herë të parë martesën e tyre 25 vjeçare, teksa shton se procesi i ndarjes nga bashkëshorti kishte qenë “i vrazhdë”.

Komentet e saj vijnë gjashtë ditë pasi kryeministri britanik njoftoi se është martuar me të dashurën e tij Carrie, në një ceremomi sekrete në katedralen e Westminster në Londër.

Wheeler tregon: “Me sa duket plani hyjnor kishte shkuar keq. Unë dhe katër fëmijët e mi kishin gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Martesa ime 25-vjeçare ishte bërë diçka e pamundur prandaj unë i dhashë fund, dhe e gjithë çështja ishte e vrazhdë. Sigurisht që kjo nuk ishte mënyra sesi funksiononte kanceri. Dy vjet më pas kuptova sesa me fat që isha”.

Në një intervistë me Radio New Zealand gruaja thotë se nuk u ndje asnjëherë “nën hijen” e burrit politikan.

“Unë kisha karrierën time si avokate, isha shumë e zënë dhe puna ishte stresuese. Nuk besoj se ndjehesha nën hijen apo influencën e ndokujt.”

Komentet e saj vijnë një javë pas martesës së fundit që gjithashtu tërhoqi debate për vendin e zhvillimit.

Kryeminsitri Johnson njihet si i fshehtë për jetën e tij private, dhe në Britani ka shumë shaka mbi numrin e fëmijëve ilegalë që ai mund të ketë lënë.

Debati tjetër në Britani kësaj jave ishte për faktin se kryeministri dy herë i divorcuar, u lejua të martohej në një kishë katolike. Johnson është pagëzuar si katolik por është konfirmuar si kristian anglikan, kur studionte në universitetin Eton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu