Përfshiu djalin e tij në një kult çnjerëzor, aktori turk denoncohet nga ish-bashkëshortja

0

Aktori i njohur për publikun shqiptar me rolin e Polat Alemdar-it në serialin e famshëm “Lugina e Ujqërve”, Necati Şaşmaz është akuzuar nga ish-bashkëshortja se e ka rekrutuar djalin e tyre në një kult fetar. Nagehan Kaşıkçım e cila po ashtu është aktore, ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nejati Shashmaz”, ku bën pjesë ish-burri i saj dhe djali i tyre 8-vjeçar.

“Djali im tetëvjeçar ishte viktimë e këtij kulti. Ata e shohin si udhëheqës dhe i puthin dorën. Nuk dua që fëmijët e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “.-tha ajo, duke denoncuar ish-bashkëshortin për pakujdesi.

Sipas saj, fëmija i mitur është dërguar nga babai i tij në një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, por që ai nuk mund t’i kuptonte këto lëvizje.

Nga ana tjetër aktori turk së bashku me avokatët e tij deklaruan se kulti nuk është i vërtetë dhe ritet e përshkruara nga ish-bashkëshortja nuk janë të vërteta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu