Martesa e saj e tretë, Kim flet për ndarjen nga Kanye: Ndihem një dështim!

0

Gjatë episodit të fundit të “Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian foli për herë të parë hapur për divorcin me Kanye West dhe gjithë sfidat me të cilat i është dashur të përballet për një kohë të gjatë.

“Thjesht nuk mundem më. Pse ndodhem ende në këtë vend ku kam ngecur prej vitesh? Ai ikën dhe lëviz në një shtet të ri çdo vit. Ne duhet të jemi bashkë, unë duhet të jem gjithmonë këtu për të rritur fëmijët. Ai ka qenë baba i mrekullueshëm, ka bërë një punë të përkryer.”- u shpreh Kim.

Ndër të tjera, ajo tha se shkaku kryesor i ndarjes ishte distanca mes tyre dhe largimet e shpeshta të Kanye-s.

“Mendoj që ai meriton dikë që të mbështesë në çdo hap dhe ta ndjek në çdo vend ku shkon, në çdo udhëtim dhe në çdo lëvizje të radhës. Unë s’mundem! Ndihem një dështim. Është martesa ime e tretë. Po, ndihem si dështake, por as që dua ta mendoj këtë. Dua thjesht të jem e lumtur.”

Përveç saj, edhe Khloe tregon tensionin e gjatë që Kim ju desh të kalonte në këtë marrëdhënie dhe mbi të gjitha të mos shfaqte asgjë publikisht. Ndonëse Kim u përpoq që martesa të funksiononte dhe familja të mbetej e bashkuar, nuk ndodhi kështu.

“Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi edhe nëse im shoq lëviz nga një vend në tjetrin. Pastaj mendova që jo, nuk mbërrita kaq larg për të mos qenë e lumtur.” – dëgjohet t’i drejtohet ylli i Instagram-it të ëmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu