Banorët e Elbasanit kanë nisur që nga ora 17:00 protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore. Qytetarët kanë dalë në sheshin kryesor të qytetit, Është vënë re numri i lartë i efektivëve të policë. Qyteti është blinduar, duke mos lejuar hyrjen e asnjë makine. Të pranishëm janë efektivë policie me uniforma dhe civilë, të cilët mbajnë shënim targat e makinave, si një mënyrë e cila lehtëson identifikimin e personave të cilët kanë marrë pjesë në protest.