‘Air Albania’ do të presë finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord më 25 maj.
Ndeshja ka interesim të madh dhe biletat janë shitur me kohë nga UEFA.
Kapaciteti pritet të jetë rreth 19.000 vende. 8000 bileta u janë vënë në dispozicion ekipeve finaliste.
Gjithçka duket se është gati dhe, Shqipëria si mikpritëse e finales, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.
Por ajo që bie në sy që tani është se hotelet pothuaj janë rezervuar. Madje rezervime me një çmim të kripur që shkon në mijëra Euro.
Në hotelet e Tiranës çmimet e rezervimeve rriten nga dita në ditë. Sot mësohet se çmimi i një dhome në një nga hotelet kryesore në Tiranë arrin në 8300 Euro.
Ndeshja është një rast i mirë i promovimit të turizmit shqiptar, por çmimet e larta natyrisht që do lënë shije të hidhur.
Dhe, sipas të gjitha gjasave, çmimet do vazhdojnë të rriten. Infowebtv