Firma të paliçensuara hapin rrugë mes pyllit për ta prerë, banorët e Bulqizës ngrihen në protestë

0

 

anorët e fshatit Vajkal në Bulqize, të mbështetur edhe nga Unioni i Ekspertëve mjedisor Shqiptarë dhe nga vete eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.

Shkak i kësaj proteste ishte pasi vetë banorët kishin pikasur hapjen e një rruge përmes pyjeve , gjë kjo që do të çoje në shkatërrimin nga  prerja e paligjshme  e  pyjeve. Banorët një pjesë e të cilëve emigrant u mblodhën në afërsi të rrugës nacionale, duke kërkuar që kurora e malit të Bulqizës të mos preket për shfrytëzim.

Banorët akuzojnë shtetin  pasi  sipas tyre ju ka dhënë hapsirë firmave të ndryshme të palicensuara që shfrytëzojnë pa kriter pyjet e Bulqizës, është një masakër mjedisore shprehen ata dhe  jenë të vendosur ta mbrojnë deri në fund.

Ata i kërkojnë të gjitha instancave vendore e qeveritare që të ndërhyjnë sa më parë dhe të mos lejojnë të prekin kurorën e malit të Bulqizës , siç ka ndodhur me masivin pyjor tek liqeni i Zi.

Në mbështetje të banorëve e mori fjalën edhe eksperti mjedisor Sazan Guri ku në fjalën e tij tha që këtu po bëhet një vepër kriminale ndaj instancat ligjore duhet të marrin masa për ndalimin sa më shpejt të kësaj masakre mjedisore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu