Fitorja e Vetëvendosjes në Podujevë si fillimi i fundit të një epoke

0

Nga:Anisa Bahiti 

Ajo që ndodhi në Podujevë pak ditë më parë, kur LDK partia e parë politike në Kosovë dhe partia e themeluar nga Ibrahim Rugova, presidenti i ndjerë i Kosovës, humbi bastionin e saj historik, është një këmbanë e madhe ndryshimi.

Nuk ka shumë lidhje me faktin se LDK rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit, as me faktin se kjo qeveri e ngjizur në ambasadën amerikane në Prishtinë me zor po qëndron në këmbë, por ka lidhje me kërkesën për ndryshim që ka sot Kosova.

Këtë ndryshim e përfaqëson sot vetëm Vetëvendosja dhe është vetëm çështje kohe nëse do ta mbërrijë dhe kur do ta mbërrijë. Nëse AAK e Haradinajt dhe Nisma e Limajt do vazhdojnë ta mbajnë në këmbë qeverinë e lodhur të LDK-së, ato do të kenë si fund zhdukjen e tyre nga politika e Kosovës në pak kohe.

PDK-ja sot ka halle të tjera shumë të rënda dhe është në një pozitë të vështirë. Nga njëra anë mban në këmbë qeverinë, e nga ana tjetër nuk është në të. Askujt më shumë se PDK-së nuk do t’i duheshin zgjedhjet sot. VV-ja shpreson që kjo karrocë politike që qeverisë sot ta shtyjë dhe pak zvarritjen, që kur të bëhen zgjedhjet të fitojë pak a shumë me rezultatin e Podujevës dhe të qeverisë e vetme.

LDK-ja e di mirë se çfarë duhet të bëjë, por nuk e bën dot. Me një lidër të lodhur dhe të munduar fizikisht nga sëmundja, me Vjosën jashtë partisë po në krye të Kuvendit dhe shtetit me Agim Veliun humbës dhe me Lutfi Hazirin të dobësuar. LDK-së i mbetet vetëm Arben Gashi, si figurë e re për ta tërhequr për të mos rënë më tej. Nëse vazhdon kështu është e destinuar të rrënohet.

Nga njëra ane negociatat me Serbinë, nga ana tjetër kriza e Covid dhe LDK-ja në qeveri duket se do ketë fatin e qeverisë “ Kosumi dhe Ceku” në vitet 2005-2007. Ditët dhe javët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për Kosovën, por ajo që tashmë është fakt është, se rrugën drejt pushetit të Vetëvendosjes mund vetëm ta vonojnë edhe për disa kohë, por aspak ta ndalojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu