Covid-19 i merr jetën 37-vjeçarit në Elbasan

0

Nuk kanë fund lajmet tragjike me Covid-19 në Elbasan.

Sot virusi i trmerrshëm i mori jetën Elton Gegollit 37-vjeç me banim në këtë qytet.

Prej 10 ditësh ai kishte manifestuar shenja të sëmundjes dhe po mjekohej ndaj saj, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajmi i trishtë ka hidhëruar pa masë familjen, shokët, miqtë dhe të njohurit e tjerë të tij.

Nuk kanë munguar edhe reagimet e shumta në rrjetet sociale ku shprehet habia se si sëmundja i mori jetën një djali të ri që nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Vetëm një ditë më parë koronavirusi i mori jetën Drejtorit të Pallatit të Kulturës së Bashkisë së Librazhdit Arianit Alliu 43-vjeç.

Gjithashtu mësohet se edhe një 73-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën nga koronavirusi.

Infoelbasani i shpreh ngushëllime familjes Gëgolli për humbjen e djalit të saj! Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu