Fjolla Morina në gjykatë: Jam shtatzënë! Prokuroria kërkon verifikimin nga një gjinekolog

0

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina doli sot para gjykatës së ku do të njihet me masën e sigurisë. Së bashku me të për masë eshte edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji.

Kengetarja ka deklaruar se ishte shtatzënë dhe kerkonte nje mase sigurie më të butë, por prokuroroi ka kërkuar qe kjo te verifikohet nga nje gjinekolog.

Pas arrestimit këngëtarja ka qenë në gjëndje të rëndë psikologjike ku pas analizave të kryera ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Por, pavarësisht këtij fati mësohet se prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjari me 23 fishekë.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.Sipas burimeve mësohet se organi i akuzës do kërkojë “Arrest me burg”, edhe për biznesmenin Fysnik Syla si dhe shoferin Fitim Muji. Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre nesër pranë gjykatës së rrethit.

Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë audi për kontrroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu