Fjoralba nën drejtimin e Portokallisë/ Xhemi Shehu i thotë dy fjalë

0

Sezoni i ri i emsionit të njohur të humorit “Portokalli” startoi mbrëmjen e djeshme në televizionin “Top Channel”.

Ashtu siç u njoftua, në moderimin e këtij programi do të ishte Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit, e cila ia doli me sukses të përshtatej me këtë format që në natë të parë.

Së fundmi, moderatorja bukuroshe postoi një foto nga skena e “Portokalli-së” në Instagram, ku urimet për Fjoralbën ishin të shumta. Komenti që u spikat ishte ai i Xhemi Shehut, figura e së cilës është e lidhur ngushtësisht me moderimin e këtij programi prej disa vitesh. Ajo zgjodhi të largohej nga ky rol në sezonin e kaluar.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj.

Kujtojmë se pas largimit të Eneda Tarifës nga “Portokalli” u përfolën disa emra si moderatore të ardhshme të spektaklit të humori. Si fillim u tha se vendin e Tarifës do e zinte Nevina Shtylla, pasi thuhej se ajo ishte parë në mbledhje me stafin e programit.

Së fundmi, Fjoralba e konfirmoi këtë lajm duke u shprehur se nuk e mendonte kurrë që ajo do të bëhej pjesë e “Portokallisë”, por bordi drejtues e ka bindur se mund t’ja dalë mbanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu