Fjoralba Ponari zbulon se si do të dukej vajza e saj në të ardhmen

0

A jeni bërë ndonjëherë kurioz se si mund të duken fëmijët tuaj të ardhshëm nëse trashëgojnë tiparet tuaja? Fatmirësisht sot ka shumë aplikacione që në një farë mënyre mund të ta shuajnë këtë kuriozitet dhe një ndër to që e ka provuar është edhe Fjoralba Ponari.

Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto të saj të transformuar nga këto aplikacione, që tregon se si mund të dukej vajza e saj e ardhshme. Fjoralba e ka ndarë këtë foto me ndjekësit, por për të mos krijuar keqkuptime shprehet se për momentin nuk e ka ndërmend që të bëhet nënë.

“Puj puj puj plastë syri i lig ça goce do bëja! (kur t’i vijë koha, yhyy që të mos keqkuptohemi)”, ka shkruar Fjoralba.

Të shtunën që lamë pas Fjoralba mbylli programin e saj dedikuar fëmijëve “Më thuaj një dëshirë”. Gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë ajo u shpreh me shaka se ka kaluar aq mirë me fëmijët sa mendonte të fillonte vetë nga puna për të bërë një.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba.

Para disa kohësh mediat zbuluan edhe djalin që i ka rrëmbyer zemrën moderatores. I dashuri i moderatores quhet Françesko dhe është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. Pasi mediat bënë publike fotot e Fjoralbës me partnerin, moderatorja vendosi të mos fshihej më duke publikuar herë pas here foto me Françeskon. Madje ky i fundit e surprzoi publikisht në emision, pasi ajo u riinfektua me Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu