Kur u shpik çamçakëzi? Do të habiteni të kuptoni se është përtypur për më shumë se 9,000 vite!

0

Nëse duhet të përtypnit njërën nga të trija: një lëmsh me gjethe, një llastik gome apo një copë çamçakëz, cilën do të zgjidhnit?

Epo sigurisht çamçakëzin! Por çfarë nëse iu themi se në një pikë në histori, të gjitha kanë qenë të njëjta për njerëzit? Epo ky është një fakt.

Koncepti i çamçakëzit ka ekzistuar për më shumë se 9,000 vite, por sigurisht, forma se si është krijuar ka ndryshuar.

Qindra vite para se të zbulohej Amerika, vendasit kishin çamçakëz tradicional atje dhe madje bënin dhe fluska. Grekët antik përtypnin mastikë, ndërsa majanët cikël.

Para luftës të dytë botërore, të gjithë çamçakëzët bëheshin nga cikëli, që është formë lateksi. Pra ata kishin përbërje të njëjtë me një llastik gome.

I vetmi dallim është se cikëli zbutej nga temperatura e gojës.

Pas luftës së dytë botërore, filluan të krijohen recetat moderne të çamçakëzit duke përdorur baza gome sintetike.

Kinezët më mijëra vite më parë kanë përdorur rrënjë të buta plot lëngë të bimëve ndërsa Amerika e jugut kanë përdorur gjethe kokaine.

Ka pasur përdorime nga më të ndryshmet, dhe njerëzit më të varfër, sigurisht kanë përdorur zgjedhje më jo efikase, por çamçakëzi mund të thuhet se është një prej gjërave që është përdorur më së gjati në historinë e njeriut modern.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu