Flet 17-vjeçarja e abuzuar nga djemtë: Prej 8 muajsh më…

0

 

Është zbardhur së fundmi dëshmia e 17-vjeçares së abuzuar seksualisht nga katër të rinj në Fushë-Krujë.

Ajo është shprehur se është shfrytëzuar si prostitutë. Ndër të tjera ajo shton se e kanë droguar dhe kanë tentuar që ta trafikonin në Greqi.

Vajza tregon për BW se personat kanë përfituar nga situata ku ajo ndodhej, pasi babai i saj është në burg.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e 17-vjeçares u vendos një sasi lënde plasëse.

Ajo ka treguar:

Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu