Flet gruaja e Endri Mustafës që u gjet i ekzekutuar: “Jam 100 % e sigurt që nuk kanë lidhje Lictë”

0

 

Bashkëshortja e Endri Mustafës, i cili u gjet dje i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodër, thotë se vrasja e tij nuk është kryer nga Ibrahim Lici, siç pretendon Policia e Shtetit.

Ingrid Mustafa, shprehet se marrëdhënia e tyre me fisin Lici është shumë e mirë, dhe nuk ka asnjë shans që burri i saj të jetë vrarë prej tyre, pasi ishte shok me Ibrahimin, i cili është i shpallur në kërkim.

Teksa pranon se Endri ishte edhe vetë i shpallur në kërkim policor, dhe ishte kthyer pranë familjes në ditën e Bajramit, ajo thotë se ai ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk i besonte askujt, prandaj edhe dalja e tij në pritë është kryer nga një i njohur, konkretisht i mituri i arrestuar nga Policia Ergys Malja.

Sipas burimeve, Malja ishte punonjës në resortin e fisit Bilali, dy anëtarët e të cilit dyshohet se janë vrarë nga Ibrahim Lici, dhe deklarimi i tij i rremë mund të jetë bërë për të rënduar pozitat e të riut Lici.

Sipas Ingrid Mustafës, bashkëshortit të saj i kishte mbërritur një mesazh nga Malja, që e kishte bërë të dilte nga shtëpia rreth orës 10 të natës, me pretendimin se do të kthehej shumë shpejt në banesë, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Gruaja e Endri Mustafës:

Ata janë komshinjtë tanë, burri im ka qenë shok me djemtë e tij (i referohet Mustafa Licit), kam dhënë deklarata në Polici, dhe u kam thënë që nuk kanë asnjë lidhje me burrim tem. Ne jemi 100% të sigurtë që kjo nuk ka ndodhur për shkak të djalit të tij.

Endri ka dalë në 10 të darkës, më kërkoi një kapuç, dhe më tha se do të shkonte deri në Livadhe, më tha se nuk do të vonohej. Ky djali kishte ardhur që në mesditë, e kishte kërkuar disa herë, i thashë që të mos merrej me atë se ai ishte fëmijë, nuk mund ti besohej fjalëve.

Nuk ia vuri veshin, e anashkaloi se çfarë mund ti bënte, ka ikur në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë lajm më. Nuk ka pasur konflikt me kërkënd, as ka pasur kërcënime, ky erdhi për qejf, nuk e di se për çfarë e ka nxjerrë jashtë 15 vjeçari prej shtëpie Endrin.

Burri është shprehur se ‘ai i kishte çuar një mesazh ‘nuk po të shkruaj mesazh, por ti më del po të çova një figurë të kalit”, dikush fshihet pas tij. Nuk ka lidhje me Lictë, nuk i kanë bërë gjë ata, kemi shkuar shumë mirë, kanë pasur raste dhe na e kanë hapur derën kur kemi pasur nevojë.

Nuk e di nëse arma është e tij, pasi nga shtëpia ka dalë pa armë, më ka thënë që do të vinte shpejt, ne kërkojmë që ta gjejnë se kush e ka vrarë. Ata thojnë dhe që e kanë dhunuar, herë thonë që edhe e kanë vrarë, ky i ka dalë dikujt që i ka besuar. Burri im nuk i besonte askujt pa e ditur se kush është, edhe sikur të vinte në prag të shtëpisë.

Kishte që në Tetor që djali i mitur nuk vinte në shtëpinë tonë, ka ardhur ditën e Bajramit, por nuk ka pasur asgjë të përbashkët me burrin tim. Endri ka qenë në kërkim, kishte ardhur që të takonte fëmijët dhe i ndodhi kjo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu