Flet imami i xhamisë që u sulmua : Shpresojmë të ketë qenë një njeri me të meta mendore

0

Imami Ahmed Kalaja përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjete sociale dha informacione në lidhje me sulmin e ndodhur në ambientet e xhamisë te rruga e Kavajës.

Kalaja bën me dije se u sulmuan 5 persona mes të cilëve pjesë e stafit të xhamisë dhe disa besimtarë.

Imami Ahmet Kalaja: “Shpresojmë që mos të ketë një akt terrorist, por shpresojmë të ketë qenë një njeri me të meta mendore. Shpresojmë që për punë orësh xhamia të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, dhe disa besimtarë të cilin kishin ardhur për të admiruar zotin.

I lutemi zotit që personi të marrë dënimin e merituar. Paqja qoftë mbi ju.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu