Flet infermierja që vodhi pacientin tek infektivi: Jam penduar, jam keq ekonomikisht

0

 

Gjykata e Tiranës ka marrë masën “arrest në burg” për infermieren Ronida Hysi, e cila pak ditë më parë i vodhi portofolin një pacienti që kishte ndërruar jetë te Spitali Infektiv.

Ajo u arrestua pas denoncimit të djalit të pacientit, i cili tha se të atit i ishin tërhequr një shumë e konsiderushme parash nga karta e bankës.

Mësohet se ajo është shprehur e penduar për veprën e kryer dhe ka pranuar gjithçka. Ajo kishte filluar punë dy muaj më parë tek Infektivi.

Nga hetimet është zbuluar se 30-vjeçarja ka tentuar të tërheqë para në disa bankomate, ndërsa 600 mijë lekë i ka marrë në bankomatin e spitalit.

Gjithashtu ajo deklaroi para gjykatës se ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe se ishte e divorcuar dhe jetonte me djalin e saj 2-vjeçar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu