Horoskopi 29 janar 2021

0

Dashi- Është dita e duhur për të programuar një udhëtim relaksues. Kjo falë pranisë së Mërkurit në shenjën mike të shigjetarit. Janë rezervuar shumë ditë të bukura për ju këtë fundjavë.

Demi- Nëse keni takuar një person kohët e fundit i cili ju ka bërë përshtypje mundohuni të tregoni interes ndaj tij po pa rënë shumë në sy. Keni të bëni me një individ shumë të zgjuar që e di mirë se çfarë kërkon.

Binjakët- Do të jeni të drejtpërdrejtë me partnerin/en tuaj gjatë ditës dhe do të zgjidhni disa prej problemeve që keni. Në lidhje me gjendjen financiare, situata do të jetë e paqëndrueshme dhe nuk do të bëni dot shpenzimet që kishit planifikuar.

Gaforrja- Emocionet do të jenë shumë dominuese, kjo falë pranisë së Marsit në shenjën mike të Virgjëreshës. Do të jeni shumë sensualë në këtë ditë dhe do të rigjeni pasionin e humbur.

Luani- Do t’i mendoni gjërat më mirë gjatë kësaj dite dhe do të programoni të ardhmen me partnerin/en. Kurse buxheti do të ketë përmirësime të mëdha. Do të mund të shlyeni borxhet dhe do të kurseni.

Virgjëresha– Nuk mund të mendoni që personi që keni në krah t’ju falë çdo veprim tuajin pa reflektuar sadopak. Mendoni më shumë për njerëzit që ju rrethojnë.

Peshorja- Dëshira juaj për të eksploruar dhe për të njohur kultura të reja, do të ndihmohet sot falë pranisë së Hënës tek Binjakët. Një mik do t’ju propozojë për një udhëtim interesant me të.

Akrepi- Do të jetë një ditë e paqëndrueshme për jetën në çift. Mundohuni të tregoni të kujdesshëm për të shmangur problemet e mëdha. Në planin financiar do të keni mundësi të kryeni transaksione të mëdha dhe situata do të përmirësohet.

Shigjetari- Gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç ju i kishit menduar dhe problemet në çift do të shtohen. Sa i përket aspektit financiar, me ndihmën e të tjerëve do të keni mundësi të përmirësoni situatën dhe do të zgjidhni problemet.

Bricjapi– Disa ditë pushim do t’ju bënin shumë mirë, por është e pamundur që të ju të hiqni dorë nga detyrimet që ju përkasin. Prania e Marsit në shenjën mike të Virgjëreshës do t’ju bëjë që të ndiheni mjaft energjikë.

Ujori- Mund të keni mosmarrëveshje me partnerin në pjesën e parë të ditës. Por më pas do të reflektoni dhe do të kuptoni gabimet tuaja dhe do të kërkoni të ndryshoni situatën. Ndërsa me shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Peshqit-  Prania e Hënës te Binjakët ju bën shumë nervozë dhe të tensionuar. Duhet të bëni kujdes sepse jo gjithkush mund të jetë aq i qetë sa të durojë shenjat tuaja të nervozizmit. Bëni mirë të tregoheni të matur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu