Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me variantin “Delta” të koronavirusit, për të cilin ka thënë se studimet kanë treguar se shenjat klinike të këtij variant janë më të buta, ndaj “Delta” është më pak vdekjeprurës se variantet e tjera.
“E gjithë lilteratura në dispozicion në këtë moment e thotë qartë që risku për infektim nga varianti Delta, është po i njëjti si variantet e tjera të mëparshme. Fatmirësisht numri i rinfektimeve dhe rasteve të rënda, ëshë shumë më i vogël. Edhe nëse infekohesh, shumë rrallë ndodh në një formë të rëndë.”-është shprehur mjeku për Top Talk.
Ndër të tjera, Alimehmeti ka thënë se Delta është variant më i transmetueshëm, por klinikisht nuk duket më i “egër”, duke theksuar se shenjat klinike janë më të buta dhe e bëjnë që të ngatërrohet shumë me virozat e tjera siç është për shembull gripi i zakonshëm.