Flet nëna e vëllezërve Kovaçi në Elbasan: “Ajo është rrot k*rve, do e djeg me benzinë”. Siç iku djali im, ashtu do ikë dhe autori

0

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin të shtunën në mbrëmje ku njëri prej vëllezërve Kovaçi u plagos dhe tjetri u vra si pasojë e konfliktit të ndodhur për shkak të një vajze minorene.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u kap rreth 3 orë pas krimit. Ai është 24-vjeçari Ardit Hida, vëllai i vajzës e cila u bë shkak për ngjarjen e rëndë. 24 vjeçari u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Ndërkohë ditën e sotme ka folur, nëna e viktimës Florenc Kovaci, akuzon autorin e ngjarjes dhe kërcënon edhe vajzën e cila mendohet të jetë shkaktare e konfliktit të rëndë.

Mirela Kuçi, nëna e viktimës, Florenc Kovaçi shprehet: ‘Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e çunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im.

Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim çunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku çuni im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej.

Djalin e gjeta në spital dhe më la amanet gocën, nuk mundi të fliste më e ksihin goditur me thikë në zemër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu