TIRANË- Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore Illyrian Guard. Sipas burimeve paraprake pas tij është emëruar ish-drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Florenc Spaho.
Florenc Spaho ka qenë deputet i Partisë Socialiste prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan, mirëpo në zgjedhjet e 11 Majit të vitit të kaluar, ai nuk arriti të siguronte mandatin, edhe pse grumbulloi 3 mijë e 95 vota. Më 22 korrik të këtij viti ai u emërua në krye të QSUT-së por qëndroi vetëm dy muaj në këtë detyrë dha dorëheqjen.
Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private





