“Fluturon” çmimi i drurit në Elbasan ,qytetarët “i kthejnë sytë” nga zjarri

0

Çmimi i 1 m3 dru në Elbasan sot shitet me 7-8 mijë lekë . Një cmim shumë herë më i lartë se vitet e shkuara. Edhe pse qeveria nuk e rriti cmimin e energjisë në tetor për konsumatorin familjar thirrjet për të kursyer vijojnë, ndaj shumë familje janë duke menduar të ngrohen me mënyrën tradicionale , atë me zjarr. Shitësi i një dyqani sobash në Elbasan pohon se interesi i qytetarëve për soba zjarri është rritur, por blerjet mbeten të pakta për shkak të rritjes së cmimeve.

Në vështirësi për të siguruar burimet e ngrohjes shprehen qytetarët. Ata thonë se do ti ndezin fare pak sobat dhe burimet alternative , ndërsa pjesën tjetër të kohës do të struken nën batanije.

Disa kategori të popullatës të cilët dhe më herët kanë përfituar prej paketës së rezistencës sociale do të mund ta blejnë m3 e drurit më lirë. Nënkryetarja e bashkisë thotë se lënda drusore është siguruar.

Çmimi i drurit është rritur në të gjithë vendin, kjo dhe për shkak të rritjes se kerkesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu