FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ Vlorën, kontrolle për eksponentë të krimit dhe persona të shpallur në kërkim

0

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës Fnsh dhe Renea vendosur në pikat kyce të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve edhe janë automjetet me xhama të zinjë.

Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh Fnsh dhe Renea ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.

Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati Burime nga policia kane konfirmuar edhe arrestimin e nje 20 vjecari me iniciale A.B i cili eshte ndaluar me arme ne automjet gjate kontrollit te ushtruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu