FNSH operacion në Elbasan, sekuestrohen tre armë zjarri

0

Në operacion në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe FNSH-ja.

Katër armë zjarri janë sekuestruar në Elbasan dhe në Kurbin. Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit u sekuestruan tre armë zjarri në banesën e një personi, që ishte vendosur nën monitorim nga policia prej kohësh.

Në operacion në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe FNSH-ja. Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

35-vjeçari me inicialet A.T. iu gjetën nga kontrolli një pistoletë me 9 fishekë. Arma dhe fishekët të riut iu gjetën në makinën tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu