Forbes rendit 10 sportistët më të paguar të vitit 2020

0

Revista Forbes ka përditësuar listën me sportistët që arkëtojnë më shumë para dhe për vitin 2020 në krye të renditjes është një emër i madh si Roger Federer, pa diskutim një legjendë e tenisit. Pas tij, me një diferencë të vogël, renditen emra si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, shkruan abcnews.al

Pas tyre një vend e ka zënë edhe braziliani i PSG, Neymar, ndërkohë që në 10 sportistët që përfitojnë më së shumti ka edhe yje të NBA dhe të futbollit amerikan. Sigurisht nuk mund të mungojë edhe Tiger Woods, i cili për shumë kohë ka qenë sportisti me më shumë përfitime.

10) Carson Wentz (futboll amerikan) – 59.1 milion dollarë (55.1 milion nga pagat dhe premiot, 4 nga sponsorët)

9) Kirk Cousins (futboll amerikan) – 60.5 milion dollarë (58 milion nga pagat dhe premiot, 2.5 nga sponsorët)

8) Tiger Woods (golf) – 62.3 milion dollarë (2.3 milion nga pagat dhe premiot, 60 nga sponsorët)

7) Kevin Durant (basketboll) – 63.9 milion dollarë (28.9 milion nga pagat dhe premiot, 35 nga sponsorët)

6) Stephen Curry (basketboll) – 74.4 milion dollarë (30.4 milion nga pagat dhe premiot, 44 nga sponsorët)

5) LeBron James (basketboll) – 88.2 milion dollarë (28.2 milion nga pagat dhe premiot, 60 nga sponsorët)

4) Neymar (futboll) – 95.5 milion dollarë (70.5 milion nga pagat dhe premiot, 25 nga sponsorët)

3) Leo Messi (futboll) – 104 milion dollarë (72 milion nga pagat dhe premiot, 32 nga sponsorët)

2) Cristiano Ronaldo (futboll) – 105 milion dollarë (60 milion nga pagat dhe premiot, 45 nga sponsorët)

1) Roger Federer (tenis) – 106.3 milion dollarë (6.3 milion nga pagat dhe premiot, 100 milion nga sponsorët)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu