Forca të shumta policie ‘blindojnë’ bashkinë e Tiranës, gati të nisë protesta pas skandalit të dosjes “5D”

0

Teksa pritet që të nisë zyrtarisht protesta e opozitës, forca të shumta policie janë mbledhur para bashkisë së Tiranës.

Siç shihet nga pamjet e shpërndara në media pranë bashkisë janë stacionuar efektivë policie, por edhe oficerë të FNSH-së, me skafandra.

Kjo nuk është hera e parë që opozita mban protestë para bashkisë, teksa kujtojmë se protesta është thirrur nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që vjen pas arrestimeve për dosjen “5D”.

Në sajë të kësaj dosjeje, u arrestuan 3 zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu