“Fordi” me shpejtësi ‘rrufe’ del nga rruga në Pogradec, plagosen rëndë pasagjerët si dhe drejtuesi i mjetit

0

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec. Një automjet që drejtohej nga 45-vjeçari me iniciale K.G. ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shoferi dhe dy pasagjerët M. H., 33 vjeç dhe Xh. H. rreth 30 vjeçe.

Ata janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mjeti ka rënë 20 m poshtë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu