Foshnja 13-muajshe mbërrin me mbidozë kanabisi në spital, mjekët vërejnë dëmtime në kafkë, nisin hetimet

0

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Palermo të Italisë mbrëmjen e djeshme ku një djalë vetëm 13-muajsh mbërriti në urgjencë në gjendje të rëndë pasi kishte gëlltitur kanabis. Mjekët vepruan me shpejtësi dhe fatmirësisht i vogli ia doli ta fitojë ‘betejën’ e tij. Gjatë momentit që ata i kanë bërë skaner fëmijës kanë konstatuar shenja të vrarash në kafkë duke lajmëruar menjëherë Policinë.

Menjëherë Gjykata ka vendosur që të kryhen konrolle në banesën e familjes së fëmijës dhe të merren në pyetje prindërit e tij. Prindërit mohoan kategorisht që fëmija e tyre a kishrte gëlltur kanabisn në shtëpi. Ende nuk ka një konkluzion të qartë se çfarë ia ka shkaktuar foshnjes dëmtimet në kafkë prandaj autoritete morën masa deri në përfundim të hetimeve. Kështu fëmija deri atëherë do të jetë nën kujdestarinë e spitalit. Ky nuk është rasti i parë në Siçili dhe Palermo pasi që në fillim të viti janë regjistruar 18-të raste të fëmijëve dhe foshnjave që paraqitetn në spital pasi kanë gëlltitur sasi të ndryshme lënde narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu